Bullgari, fare pranë nesh e me halle si tonat: protestuesit rrethojnë parlamentin. Asnjë i vrarë!

Postuar në 24 Korrik, 2013 09:46

Policia i dha fund sot një rrethimi tetë-orësh të parlamentit të Bullgarisë, duke nxjerrë më shumë se 100 ministra, deputetë dhe gazetarë të cilët kishin qenë të bllokuar brenda në dnërtesë gjatë natës në një prej protestave anti-korrupsion nga protestuesit që kërkojnë të rrëzojnë qeverinë me prirje të majta.

Bllokada ishte kulmi i protestave që zgjatën një javë e ku pati dhe përleshje me policinë, shkaktuar nga një vendim të qeverisë për emërimin si kreu i Agjensisë Kombëtare të Sigurimit i manjatit të mediave Deljan Peevski.

Një turmë e acaruar prej 2.000 njerëzish, sipas AFP, rrethuan godinën e parlamentit të martën në mbrëmje duke thirrur parulla si "Mafia!" dhe "jepni dorëheqjen!". Deputetët ndërkohë ishin mbledhur natën vonë për të diskutuar një rregullim të diskutueshëm buxhetor që do të rriste deficitin dhe kufirin e huamarrjes shtetërore.

Ne.Su.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ne Bullgari protesta kunder qeverise ka rreth tre muaj qe behet perdite. Kam qene vete pjesemarres ne dy tre protesta. Por u largova i indinjuar duke ju thene- Ju dhjefsha me gjithe protesta. Tre muaj, asnje xham i thyer. Po ju o police, ku shkoni pa arme? Asnje i plagosur. Hajde mesoni ne Shqiperi si protestohet.

Submitted by hillbilly (not verified) on

<p>edhe &nbsp;zoti Rama, do te rrethohet, me gjase, dhe do te shohim ne se do te ia mbathe si Nano apo do te qendroje aty si hero !</p>

Submitted by luke (not verified) on

<p>Mos ki merak se Edi nuk vret njeri, sepse nuk eshte shpellar.&nbsp; Po qe Sales dhe Bashes personalisht do tju bej zbor po e kruajten kete ta kesh te qarte</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.