Mustafaj njeh legjitimitetin e Bashës... dhe i vë një “detyrë” të parealizueshme!

Postuar në 24 Korrik, 2013 06:06

I pyetur nga Ilir Paço në një intervistë në TCH, Besnik Mustafaj zë një pozicion as mish as peshk, duke njohur legjitimitetin e Bashës por duke i kërkuar që këtë legjitimitet ta vërë përmes “eliminimit” të Berishës.

“Përtej të gjitha problematikave, duhet thënë se Basha ka legjitimitet të plotë sepse ai ka marrë shumicën e anëtarësisë së PD. Unë e mbështes si një veteran i PD, por Basha ka urgjentisht disa sfida, dhe e para është caktimi i kufirit për Berishën, nëse s’e bën, do jetë i paaftë të vendosë autoritetin e liderit të kësaj partie. Sfida e parë urgjente e Bashës është caktimi i kufijve për Berishën që të tregojë se është kryetari. Berisha sot bëri një gabim që i caktoi programin kryetarit të partisë. Sfida e dytë është të zgjojë PD që është në gjendje të traumatizuar sa nuk ka as listën e anëtarësisë.”

k.c.

E plotë:

http://top-channel.tv/artikull.php?id=261041&ref=fp

Comments

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

<p>Po ç&#39;thua o Besnik, ti &nbsp;je burre i mençur, kohet e fundit ke lene edhe ...MUSTAQE !!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.