Lubonja: Berisha duhej penalizuar për humbjen e jo glorifikuar nga dy kandidatët. Basha, vështirë të dalë nga hija e Berishës

Fatos Lubonja ka komentuar zgjedhjen e Bashës në krye të PD për ABC News. Ai shprehet i shqetësuar më shumë për proçesin se për rezultatin (në favor të ndjeshëm të Bashës). “Dëgjuam Sali Berishën që i mbajti të gjithë përgejgjësitë, por nuk dëgjuam askënd të thotë që përgjegjësitë janë këto, një, dy, tre, katër... Dorëheqja e Sali Berishës ishte vetëm formale” thotë ai, duke kërkuar një “penalizim” të Berishës për humbjen, që nuk “është vetëm humbje elektorale, por është humbje e kredibilitetit të PD-së” për të shtuar se “në vend të kësaj kemi parë një glorifikim të partisë, një glorifikim të liderit nga të dy kandidatët.”
Për Bashën, Lubonja thotë se “nëse del dot nga hija e Sali Berishës do ta shikojmë, por shenjat janë jo të mira...”
Ne nuk mund të presim të degradojë një maxhorancë, dhe një opozitë që bën opozitë me frymën e vjetër.” Ndaj Lubonja kërkon një opozitë me kredibilitet.
Ringjallja e besimit në poopull që PD mund të jetë një opozitë që do e meritojë të rivijë në pushtet është gjtihashtu një pikë që Lubonja e sheh me skepticizëm. Grupimet në PD janë grupime të interesave të ngushta të secilit thotë ai, dhe shumicës prej tyre nuk i bëhet vonë për PD-në.
k.c.
e plotë:
Add new comment