Gazetat sot hapen me masakrën e Radhimës. Detaje të dhimbshme për viktimat rastësore, dhe një akuzë

Çmenduria e plazhit të Radhimës është kryetitull i gazetave kryesore në vend për ditën e sotme, me terma që variojnë nga “masakër”, në “terror”. Të shtënat me automatik mes turmës së pushuesve në rezortin turistik ditën e djeshme, morën jetët e Sokol Isufajt, mesa duket shënjestra e krimit, 17 vjeçarit Serdi Bajlozi nga Përrenjasi dhe 53 vjeçares vlonjate Diana Ademi. Por detajet e shtojë edhe më shumë shijen e hidhur të kësaj tragjedie: Adoleshentin e zuri plumbi teksa ndodhej në ujë, ndërsa 53 vjeçarja Ademi me gjasë as që ka kuptuar se çfarë ka ndodhur: Ajo ishte shtrirë në shezlong, mbase në gjumë. Sot, mediat njoftojnë se vëmendja po përqëndrohet tek dy të dyshuar që janë arrestuar. Episodi që shkrepi ngjarjen tragjike, mund të ketë qenë një sherr banal mes Isufajt dhe dy të rinjve. Por nuk mungon dhe një dyshim i shprehur publikisht i babait të djaloshit, Agron Bajlozi: Sipas tij, trupit të të birit 17 vjeçar i kanë bërë një ndërhyrje të pakuptimtë në pjesën e barkut, pranë veshkës.
A.K
Comments
Nuk behet fjale per plazh te

Nuk behet fjale per plazh te Radhimes .... eshte Uji Ftohte, Vlore ; gazetaret duhet te kuptojne se kur tregohen te pasakte duke thene Radhime, kur Radhima eshte 10 km larg... demtojne pushuesit qe pretendojne te pushojne ne Radhime !

Ja si eshte

Ja si eshte ngjarja.

Vrasesin e kane paguar doktoret, ne menyre qe te godiste "si pa dashje" adoleshentin, por jo ta vriste ne vend, por ky te mbijetonte deri sa te shkonte te dera e spitalit, ne menyre qe veshka te ishte sa me e fresket. Ata dy te tjeret kane qene vetem viktima te rastit, sepse krimi eshte bere per te marre veshken.

Pastaj veshken e kane marre dhe ne te njejten kohe ia kane vendosur dikujt qe ka paguar. Kjo eshte nje gje qe behet lehtesisht ne spitalin e Vlores. Se kush eshte ky person nuk mund te gjendet, sepse ai ka dale pas dy oresh nga spitali dhe ka ikur ne drejtim te paditur.

Nuk eshte rasti i pare ky qe merren veshka dhe i vendosen nje tjetri qe ndodhet gati ne nje salle tjeter. Ne Shqiperi kjo eshte praktike e shpeshte dhe shume e suksesshme. Problemi nuk eshte tek procedura, por tek organizimi i punes qe te vritet tjetri dhe, mundesisht, edhe ndonje i pafajshem, per te mbuluar krimin.

Ne vetem 3 ligjet na kane penguar te futemi ne Europe, se per te tjerat jo vetem qe i plotesojme kushtet, por jemi ku e ku para Europes.

Une qe po shkruaj jam mjek

Une qe po shkruaj jam mjek dhe punoj si i tille jashte Shqiperise. Nuk kam komentuar me pare pavaresisht se i lexoj artikujt dhe mbase shume here dhe komentet. Supozohet qe nga komentet lexuesit te marin mundesisht nje opinion te publikut ose nje informacion shtese. Por fatkeqesisht ve re se te njejtit persona ne shumicen e rasteve komentojne dhe i bejne komentet nisur nga perkatesia partiake, nga pozicionime personale ose si ne rastin e ketij tipit "Sphynx" nisur nga injoranca e paster dhe e pafajshme. Personi i mesiperm as e ka idene po fare aspak nga transplanti qe apsolutisht nuk mund te kryet ne ate forme. Eshte nje koment qesharak qe mbase nuk ja vlen as te komentohet me shume....

Andrea, me vjen keq por nuk

Andrea, me vjen keq por nuk paske marre vesh asgje. Tung.

Add new comment