Policia e Vlorës prangos autorin 18 vjeçar. Tre viktimat janë vrarë kot; asnjë lidhje me konflikte

I arrestuari si i dyshuar për përfshirje që sherrin banal që shkaktoi tre viktima në plazhin “Kalaja” midis Ujit të Ftohtë dhe Radhimës në Vlorë, Leo Osmeni, është identifikuar nga policia e Vlorës si autori i tragjedisë së djeshme. Përgjatë ditës, mediat dhanë versione të ndryshme të moshës, herë 25 e herë 19 vjeç. I riu me precedentë penalë, është 18 vjeçar dhe sipas drejtorit të policisë së Vlorës, arrestimi i autorit është kryer mbi bazën e provave të pakundërshtueshme. “Tre të vrarët e djeshëm janë viktima të rastit, që nuk kanë pasur asnjë konflikt me autorin dhe nuk kanë pasur njohje me të. Vrasja ka ndodhur pas një grindjeje banale të autorit me disa të rinj nga Fieri”, deklaroi policia, njofton Shekulli. Tragjedia bëhet kësisoj edhe më e dhimbshme, edhe më absurde, pasi Sokol Asqeri Isufaj, vjeç 34, banues në Fier; Diana Ramazan Ademi, vjeçe 52, banuese në Tiranë, dhe Serdi Bajlozi, vjeç 17, banues në Prrenjas, Librazhd, nuk kanë patur asnjë lidhje me ndonjë konflikt.
A.K
Comments
Meqenese jane vrare pa
Meqenese jane vrare pa dashje, me plumba rikoshete, vrasesi eshte i pafajshe.
Si ceshtja e 21 janarit...
Add new comment