Pasaportat me toponime greke, Totozani i kërkon llogari Min. së Jashtme...për herë të tretë

Avokati i Popullit Igli Totozani, përmes zëdhënëses ka dalë sot me një deklaratë lidhur me problematikën e toponimeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Totozani ka marrë një sërë ankesash nga qytetarë shqiptarë lidhur me çështjen e pasqyrimit të toponimeve greke në dokumentet zyrtare të shtetasve shqiptarë, veçanërisht të fëmijëve që kanë lindur dhe që jetojnë në shtetin grek. Ky shqetësim është diskutuar më herët edhe me homologen e tij, greke, Kaliopi Spanu. Avokati i Popullit i kërkon shpjegime Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, si autoriteti kompetent për trajtimin e kësaj problematike, por edhe pas 3 shkresash të përsëritura për këtë qëllim, ministria nuk ka reaguar. Kësisoj, përmes deklaratës publike, institucioni i Avokatit të Popullit i drejton ministrisë disa pyetje. Me shpresë se ndoshta, këtij dikasteri “do t’i skuqet faqja” dhe do kthejë përgjigje.
Tekstin e deklaratës e gjeni të plotë edhe në linkun:
A.K
Add new comment