Greqia në luftë me gazetarin Marin Mema të TCH – vazhdon të jetë “non grata”

Gazetari Marin Mema vazhdon të jetë “non-grata” në Greqi sepse... nuk ka pasur dokumentacion për kamerat? Kjo është përgjgija absurde e qeverisë greke kthyer përmes Zyrës Diplomatike të zv/ministrit të Jashtëm. Përgjigja nuk i është kthyer ndonjë institucioni shqiptar – në shtetin shqiptar nuk është çudi që të gëzohen, “mirë ia bënë” gazetarit të opozitës – por një deputeteje greke të Partisë Dimar, Maria Janakaqi, e cila ka kërkuar shpjegime nga ministri i Rendit publik dhe Mbrojtjes së qytetarëve për këto veprime që “bien ndesh dhe shkelin rëndë të drejtat e njeriut, lirinë e lëvizjes së lirë dhe lirinë e shprehjes. E mbi të gjitha lirinë e gazetarëve, duke e shfaqur vendin tonë, në arenën ndërkombëtare, si një shtet të frikësuar”.
Sipas TCH, në shkresën e kësaj Ministrie, thuhet: “Gazetari Marin Mema ka tentuar, që disa herë të hyjë në territorin e Greqisë për të kryer reportazhe, por pa u pajisur me bazën e nevojshme ligjore për të kaluar kamerat dhe pajisjet, gjë kjo e cila, sipas shtetit grek, e ka bërë atë person të rrezikshëm, duke i ndaluar atij hyrjen në shtetin fqinj për një periudhë të pacaktuar.”
k.c.
Comments
Ky Mema e paska fiksim me bo
Ky Mema e paska fiksim me bo i pale pushime ne Greqi se cdo vere perpiqet te shkoje. Te pakten kur boni si nacionalista bojkotoni edhe kompanite greke, Banka, Kompani telefonike e prodhime ushqimore. Palaço.
Mema ka nje axhente te qarte
<p>Mema ka nje axhente te qarte per te marre dokumnete per te ashtuquajturen ceshtj came direkt ne burim. Kjo axhente e tij bie ndesh me politiken e cdo qeverie greke e cila vlereson ne se nje person( 1/1.000.000 e totalit te shqiptareve) eshte apo jo i mirepritur ne Greqi. E ka gabim apo jo, ashtu si cdo zot ne shtepin e vet, eshte e drejta e saj per te vendosur. Keshtu qe Mema le te zgjedhe 26 vendet e tjera te BE dhe 200 vendet e tjera te globit per reportazhet tij. </p>
Patjeter qe duhet leje per te
<p>Patjeter qe duhet leje per te kaluar kamera dhe pajisje te tjera ne nje shtet tjeter, kjo quhet ATA CARNET, dhe sherben per importim te perkohshem, mos na i shisni si heroizma edhe idiotesite tani se ne i hoqet trurin.</p>
oo qenkan mbledh eladhot
<p>oo qenkan mbledh eladhot ketu. shkoni more lipsuni pjerdhamane, ca i beri Mema shtetit tuaj dhe dhjere???</p>
Respekt per Marinin dhe
<p>Respekt per Marinin dhe integritetin e tij moral dhe profesional. Pune e madhe se e pengoi Greqija. Veten tregojne, sa e respektojne lirine e shprehjes.</p>
Add new comment