"Il Giornale": “Renzi i Tiranës” fiton Shqipërinë, Berisha spostohet në Facebook, mbyllet era e tij

Postuar në 30 Korrik, 2013 10:34

Me një krahasim interesant të Edi Ramës me kryebashkiakun e Firences, Matteo Renzi, gazeta italiane "Il Giornale" ka analizuar sot fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri nga mazhoranca e re dhe Edi Rama. Në analizën kushtuar zhvillimeve në vendin tonë, thuhet:

 Më shumë se një muaj nga rinumërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare  në Shqipëri, që nxorën fitues koalicionin e udhëhequr nga socialistët e Edi Ramës -ish-kryebashkiak i Tiranës, ndërsa Sali Berisha është sposuar në Facebook.

Pas tetë vitesh në pushtet, partia më e madhe e krahut të djathtë po kalon një fazë rinovimi të detyruar, shkaktuar edhe nga fitorja e Ramës. Koalicioni i Ramës, Aleanca për një Shqipëri Evropiane që siguroi 84 vende, duhet gjithashtu të falënderojë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës,  e cila fitoi më pak se 16 vende, por katërfishoi ato të marra në vitin 2009. Edi Rama, është shprehur se  mandati i tij si kryeministër do të karakterizohet nga dëshira për integrim në Evropë dhe synimi për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga kriza e thellë më të cilët po përballet.

Zh.

Shkrimi i plotë në origjinal: http://www.ilgiornale.it/news/esteri/renzi-tirana-vince-albania-fine-del...

Shkrimi i plotë në shqip në linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/media-italiane-renzi-i-tiranes-fiton-sh...

Comments

Submitted by Tani (not verified) on

<p>Sugjerim: Eshte mire qe keto &quot;links&quot; qe vendosni te jene te klikueshem e t&#39;na adresojne ne artikullin perkates. Qe te kursejme copy-paste-in. Thjeshtesia gjithnje e rrit cilesine ;)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.