Ashton: U takova me ish presidentin Morsi. Është mirë

Postuar në 30 Korrik, 2013 10:17

Kushti i panegociueshëm i baroneshës Ashton për vizitën e saj në Egjipt, ishte takimi me ish presidentin Morsi, çka autoritetet e reja egjiptiane e plotësuan pa vonesë, njofton New York Times. Vizita e kryer nga kryediplomatja e BE-së (foto, me gjeneralin El Sisi), u shoqërua kësisoj edhe me një takim dy orësh me Mohamed Morsin në një vend sekret, shfaqja e parë publike e tij që pas 3 korrikut. Ashton tha sot se Morsi “ishte mirë” dhe kishte akses në gazeta e televizion, por se “nuk e dinte ku ai mbahej konkretisht nga autoritetet”, dhe se “nuk mund të zbulojë më tepër për bisedën e bërë me ish presidentin”. Ende nuk ka ndonjë njoftim për arritje konkrete pas axhendës së ngarkuar të vizitave të Ashtonit në Egjipt, edhe pse sekretari i Shtetit Kerry, e ka inkurajuar homologen europiane për këto përpjekje në uljen e tensionit.

 

Njohësit e anglishtes mund të lexojnë me tepër në linkun: http://www.nytimes.com/2013/07/31/world/middleeast/egypt.htm...

 

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.