Vendimi mbi dënimin e Berluskonit mund të ketë pasoja për gjithë Italinë!...

Në Itali pritet me interes një vendim i Gjykatës Supreme të Apelit kundër ish-kryeministrit Berluskoni edhe për një shkak tjetër: Vendimi i gjykatës këtë radhë për evazion fiskal me transaksionet e koncernit të tij mediatik, Mediaset, mund të ketë pasoja për të gjithë Italinë.
Nëse Berlusconi duhet të dorëzojë mandatin e tij në senatin e Romës, kjo mund të ketë pasoja edhe për qeverinë italiane. Partia e Berluskonit, Populli i Lirisë, (PdL), është partneri kryesor në koalicionin e kryeministrit socialdemokrat, Enrico Letta. Spekullohet se PdL mund të largohet nga koalicioni tashmë i dobët i qendrës së majtë, në rast të një vendimi për fajësinë e Berlusconit nga gjykata më e lartë e apelit. Një rrjedhojë mund të jenë zgjedhjet e reja, një manovër e rrezikshme kjo për këtë vend të dobët të eurozonës, i cili ndodhet që prej më shumë se dy vjetësh në recesionin më të thellë që nga viti 1945 dhe që vuan nga një papunësi e lartë.
Zh.
Add new comment