Makina që transferojnë dokumenta nga Kryeministria në PD? Duket lajm i stisur

Në përditshmen Shqiptarja.com, vendin kryesor në faqe të parë e kish zënë një foto e Berishës, ku ky i fundit duket i vetëm vilën qeveritare në Dajt, i mbledhur kruspull, i trishtuar, me pantallona të shkurtëra, me një t-shirt bardhë e zi, me telekomandë në dorë (nuk dihet si e kanë shtënë në dorë foto, që ngjan me foton e famshme të Bin Ladenit në strofullën ku rrinte në Pakistan, me telekomandë në dorë gjithahstu, e me një batanije krahëve). Dhe mbi foto ish një titull me gërma të mëdha: Berisha transferon arkivin në zyrat e PD-së.
Reporteri veteran Jakin Marena thosh në atë shkrim, se Berisha do të mbajë në PD zyrën që ka patur, atë të kryetarit pra, dhe Bashës do t’i gjendet një zyrë tjetër në atë godinë. Është i vërtetë ky fakt? Do ishte dometthënës, nëse po. Por lajmi tjetër i dhënë në të njëjtin shkrim, sipas të clit janë parë të dalin nga kryeministria makina të mbushura me dokumenta, duket si scoop që s’ta mbush mendjen. Marena duhet të rivlerësojë burimin e vet afër Berishës, pasi nuk ka gjasa që të ketë kaq shumë dokumenta personale për t’u mbartur , sa të lipset një makinë dhe disa rrugë vajtje ardhje PD-Kryeministri. Burimi duhet t’i ketë dhënë info të gabuar.
Fotoja që kemi zgjedhur është e bërë në Dajt, por jashte vilës.
Re.Pu.
Add new comment