Raporte pune apo “tortë”? Të shohim!… Rama mban 88% të punonjësve, por i “jep” Metës 78% të investimeve

Dy ditë pas prezantimit të qeverisë së re “Rama”, e cila pritet të nisë detyrën në fillim të muajit shtator, mund të themi se detyrat dhe funksionet e ndara mes dy forcave politike, PS dhe LSI, janë tepër interesante. Lëvizja Socialiste për Integrim siguroi 16 deputetë në zgjedhjet e qershorit, kurse Partia Socialiste mori 65 mandate, me një peshë në koalicion prej 80 për qind. Pavarësisht kësaj, duket se ministritë e LSI-së do të jenë “përcaktuese” në ecurinë e investimeve publike, kështu shkruan sot gazeta Shqip.
Me pesë ministritë që ka në qeveri, bazuar mbi të dhënat e buxhetit të shtetit për vitin 2013, partia e Ilir Metës kontrollon rreth 78 për qind të investimeve publike. Nëse do të merrnim parasysh buxhetin e këtij viti, me vlerë 70 miliardë lekë, afro 47.4 miliardë lekë, ose 68 për qind e totalit do të kontrollohet nga Ministritë e Transportit, Infrastrukturës, Bujqësisë, Ujërave, Mjedisit, Drejtësisë dhe Integrimit. Sa i takon buxhetit në tërësi, ministritë e PS-së zotërojnë rreth 60 për qind të fondit, në raport me totalin, kurse në raport me të gjithë buxhetin e institucioneve, zë një peshë prej gati 50 për qind. Megjithatë, ministrat e Ramës do të menaxhojnë sektorë me rëndësi për ekonominë, siç janë Ekonomia, Tregtia, Energjetika dhe Financat.
Këto janë prognoza bazuar mbi buxhetin e këtij viti dhe sipas ndarjes së posteve në ministri, por ngelet për të parë në të ardhmen nëse kjo është një ndarje pune apo “torte”!?...
Zh.
Comments
Ah e gjora "Rilindje" paska
<p>Ah e gjora "Rilindje" paska perfunduar ne pune perqindjesh.</p>
Add new comment