Rama në New York në shtator, me Tony Blair dhe kreun e Bankës Botërore, hapi i parë i bashkëpunimit mes tyre

Postuar në 02 Gusht, 2013 04:04

 Pavarësisht se ende nuk janë deklaruar termat konkretë të bashkëpunimit, duket se hapi i parë dhe fillimi i punës do të jetë takimi i Nju Jorkut në shtator i Ramës me Toni Blair dhe presidentin e Bankës Botërore, Jim Kim.

“I dashur kryeministër. Po ju shkruaj për t’ju ftuar në një event të cilin unë po e organizoj në Nju Jork në muajin shtator së bashku me Jim Kim, president të Bankës Botërore. Është një mbledhje private me krerë shtetesh për të ndarë eksperiencat e implementimit të qeverive të suksesshme. Do të jem i lumtur nëse do të mundeni të jeni pjesëmarrës…Është një mundësi për pak prej nesh që patën  privilegjin dhe sfidën  të udhëheqim disa vende,  në shkëmbimin e mendimeve si mund të përmbushen detyrat në të tilla pozicione. Nuk pres që ne të gjejmë përgjigje të thjeshta, por jam besimplotë se kemi shumë se çfarë të mësojmë nga njëri-tjetri. Jimi, së bashku me mua, shpresojmë që ky aktivitet në Nju Jork do të jetë fillimi i një dialogu të vazhdueshëm për të tilla çështje. Shpresoj të shihemi më 23 Shtator në Nju Jork”, shkruhet në letrën zyrtare të firmosur nga  Blair dhe Jim Yong Kim, president i  Bankës Botërore.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.