Mediat greke: Shenjë jo e mirë në fillimet e marrëdhënieve me Greqinë, asnjë minoritar në qeverinë “Rama”

“Rama, edhe pse zgjodhi të bashkëpunojë me partinë e minoritarëve PBDNJ, në përbërjen e qeverisë së tij nuk përfshiu asnjë anëtar të pakicës greke, gjë që ndodh për herë të parë që prej rënies së regjimit komunist, thuhet në përditshmen greke “Kathimerini”. Mediat greke e cilësojnë si një fillim i keq faktin se në qeverinë e re shqiptare nuk ka asnjë ministër me origjinë greke, përkundër marrëveshjes parazgjedhore me PPDNJ, që parashikonte portofol ministror për një politikan voriepirot.
“Në këtë zhvillim nuk e ka fajin vetëm Rama, por edhe nuk braktisja e plotë e PBDNJ dhe Omonias nga Athina zyrtare”, thonë gazetat greke.
Zh.
Comments
Keta i braktisi elektorati i
<p>Keta i braktisi elektorati i vet, perse doemos duhet te kene nje vend ne qeverine shqiptare? Kur Greqia te njohe popullin albanofon etnik çam dhe arvanitas, duke i akorduar atij te drejtat qe gezojne sot ne Shqiperi kater meçte greke, atehere do te kete reciprocitet dhe fryme te sinqerte bashkepunimi mes nesh dhe tyre. PA RECIPROCITET S'KA MARREDHENIE TE MIRA!</p>
Add new comment