PD-ja, analizë dhe ripërtëritje strukturash. Po problemet me listat e anëtarësisë?

Burime zyrtare nga PD kanë pohuar për gazetën Panorama se në shtator do të nisë në këtë parti ripërtëritja e strukturave dhe analiza në seksione dhe grupseksione. Pas zgjedhjeve mblidhet Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar. Në shumicën e degëve, krerëve aktualë u ka përfunduar mandati për shkak se ata janë zgjedhur në muajt e parë të vitit 2009, ndërkohë që edhe ata kryetarë që janë ende me mandat, do të kalojnë në proces votëbesimi për shkak të humbjes së thellë që mori Partia Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. Procesi i ripërtëritjes së strukturave në rrethe mund të zgjasë për PD-në rreth tre muaj dhe pritet të përfundojë në muajin dhjetor, gjithnjë me parimin “një anëtar-një votë”, që u përdor për zgjedhjen e kryetarit të PD-së. Mirëpo zgjedhjet për kryetarin nxorrën në pah një problem serioz, listat e anëtarësisë, për të cilat u tha se përbëheshin nga mbi 100 mijë vetë, ndërsa në votime morën pjesë diçka më shumë se 40 mijë. Se ç’do të bëhet me këto lista, si do pastrohen apo riaktualizohen ato, ende nuk ka ndonjë fjalë nga selia blu.
A.K
Comments
Pse nuk u zgjodh kryetari ne
<p>Pse nuk u zgjodh kryetari ne kete menyre? Shtrojani kete pyetje Lulit, mos na shisni pallavra!</p>
Add new comment