Policia greke e bindur: Ilir Kupa ka kaluar kufirin, e njeh në pëllëmbë të dorës

Para një jave, Ilir Kupa ishte pikasur nga policia greke në kufirin tokësor me Shqipërinë. Por tashmë grekët shprehen të bindur se i arratisuri nga burgu i Trikallës, Ilir Kupa ka hyrë në territorin shqiptar, edhe pse autoritetet shqiptare nuk kanë të dhëna për kalimin e tij në Shqipëri. Kyçi i “suksesit” të 27 vjeçarit, beson policia greke, është jo vetëm njohja e imtësishme e terrenit kufitar prej tij, pasi ka punuar si bari në këto zona, por edhe ndihma e barinjve shqiptarë që punojnë ligjërisht andejpari. Edhe pse Kupa nuk ka ndonjë dosje në atdhe, ai është shpallur në kërkim nga Interpoli dhe rrjedhimisht, është subjekt në kërkim edhe nga policia shqiptare. Sipas policisë greke, dyshohet se në territorin shqiptar kanë hyrë edhe dy të arratisur të tjerë, Admir Murataj dhe Klement Çala. Mesa duket, negociatat e ambasadorit tonë në Athinë, Dervishi, për një dorëzim pa komplikacione të të kërkuarit, në të mirë të jetës së tij, nuk kanë sjellë ende rezultate.
a.k
Add new comment