KQZ shpall rezultatin final. Ka edhe parti që kanë marrë dyqind e ca vota

U shpall nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në mesditë, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, gjashtë javë nga dita e votimeve. Nga rezultatet përfundimtare koalicioni i majtë ka një epërsi të dukshme krahasuar me të djathtin. Ndërsa ndarjen e mandateve e bëri Kolegji Zgjedhor. Në fund të këtij procesi, e majta rezulton fituese me 313 mijë vota më shumë se koalicioni i djathtë. PS del parti e parë me 713 mijë vota ose 185 mijë më shumë se Partia Demokratike. Partia e tretë del LSI me 180 mijë vota. Por në listën e gjatë të partive dhe votave përkatëse që kanë marrë, figurojnë edhe asish me 316 vota si Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, apo më keq akoma, Partia Toleranca e Re e Shqipërisë me 287. Ka të tjera parti me 400, 500 apo 600 e ca vota. Nuk do jetë çudi që edhe zgjedhjet e ardhshme këto parti të figurojnë në listën e votimit. Por a duhet të ekzistojnë parti të tilla?
a.k
Comments
Do e isha kurioz te dija se

Do e isha kurioz te dija se si do perktheheshin votat ne mandate, nese LSI nuk hynte ne asnje nga dy koalicionet (per mendimin tim, nese LSI nuk hynte ne koalicion me PS, do dilte më vete).

Pra do deshiroja te dija, se si do perktheheshin ne mandate keto rezultate:

aleanca e pd : 680 000 vota

aleanca e ps : 800 000 vota

LSI : 180 000 vota

faleminderit

Add new comment