RAI UNO jep lajmin mbi Lazaratin në edicionin e orës 20.00

Në lajmet kryesore të orës 20.00 të Rai Uno-s iu bë jehonë dhe njëherë lajmit mbi Lazaratin. Gazetarët e televizionit kryesor italian folën për fitime kolosale të një rrjeti të madh droge, dhe raportimi shoqërohej me pamje filmike që janë në dispozicion të strukturës së ministrisë së tyre të financave, me emrin Guardia di Finanza. Nga pamjet e policisë finaciare italiane të marra nga helikopterët e kësaj njësie dukeshin njollat e gjelbra të plantacioneve të kanabasit në Lazarat ku, sipas tyre, policia shqiptare gjen vështirësi të shumta për të hyrë. U fol për disa miliarda dollarë që qarkullojnë në këtë tregëti që e ka zanafillën në Lazarat e për destinacion Italinë. Gazetarët që kishin përgatitur raportimin i kishin evituar spekullimet e natyrës politike.Re.Pu.
Comments
Kjo eshte reklame e pa pare,

Kjo eshte reklame e pa pare, te korra te mbahra, kush e di sa jane gezuar biznesment italijane (ndragenda) gjynah qe s'do i'h marre meritat berisha ketyre te korrerave , po si'do qe merritat per mbjelljen i ka te gjitha kjo qeverri! Per pare!

Liberalizojeni z.Rama dhe

Liberalizojeni z.Rama dhe keni per te kursyer miliona duke i hequr kriminalitetit te organizuar nje miniere floriri dhe sidomos duke e kthyer Shqiperine ne nje pol terheqes per miliona e miliona shtetas europiane dhe amerikane qe do te shkarkonin tek ne miliarda €uro çdo vit!

MOS E MENDONI GJATE DHE MOS IU TREMBNI PRESIONEVE NGA JASHTE, POR BENI SI HOLANDA E CIVILIZUAR: L I B E R A L I Z O J E N I SA ME PARE !

kjo eshte politike qe e ben

kjo eshte politike qe e ben Italia. Po del Lazarati qe me mariujane ben me shume lek se Kolumbia me kokaine. Me te te vertete i besoni ju keto pallavra. Kjo eshte nje loje per te kanalizuar fonde te BE per luften kunder droges nepermjet italise. Keshtu ne paguajme me imazhin e vendit prodhures droge massive.

sigurisht qe L:azarati prodhon Mariujane, shume madje. por 900 tone jane nje ekzagjerim. pastaj kjo vlere qe ata theksojne edhe nqs del e vertete krijohet ne Itali, jo ne lazarat. se atje kushton droga. pra eshte nje treg nderkombetar. ta fillojne nga te vetet ti nxjerrin kush jane pastaj me Lazot qe jane hallexhinj

Add new comment