Po vërtet, ç’do të bëjë Rama me SHISH? (si dhe me gjithë institucionet e tjera të dhunuara nga Berisha)

Postuar në 07 Gusht, 2013 02:16

Kjo pyetje lind duke dëgjuar intervistën e Fatos Klosit në A1 report. Klosi, (që e ka drejtuar Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) gjatë 1997 - 2002) e përmbledh me pak fjalë sjelljen e Berishës ndaj SHISH:

"Gjatë kohë së Berishës u forcua pushteti i SHIU-t dhe u la në hije SHISH, sepse siç dihet, Berisha mendoi se nuk e kishte nën kontroll këtë gjë. Deshi gjithmonë ta shkarkonte kreun e SHISH, derisa këtë e bëri Nishani".

I pyetur nga gazetarja Kazhani mbi ndryshimet e pritshme në SHISH, Klosi përmendi faktin, se ka dëgjuar për ngritjen e një Byroje Hetimore nga qeveria “Rama” që pritet të marrë pushtetin në shtator."Nuk e di ç'ide ka Rama. Duhet ta shpjegojë se çfarë ka ndër mend të bëjë. Por ndryshimet sasiore sjellin ndryshime cilësore", thotë Kosi, duke shtuar se "mund të ngrihej një shërbim i vogël, me profesionistë, që të mos njihen".

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.