Besimtarët falen në lëndinë të hapur në Palermo. Merr pjesë Kryetari (katolik) i Bashkisë

Postuar në 08 Gusht, 2013 16:07

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën sot në mëngjes në lëndinën e Italico Foro (në ambient të hapur), në Palermo, për lutjen e mbylljes tradicionale të Ramazanit. E veçanta ishte se Kryetari i Palermos Leoluca Orlando dhe komisioneri për pjesëmarrje Giusto Catania morën pjesë në faljen e namazit. Është hera e parë që një kryetar bashkie i kryeqytetit siçilian merr pjesë në lutjen e përfundimit të muajit të shenjtë për muslimanët."Pjesëmarrja në të dhe emocionet e adhurimit kolektiv midis individualitetit dhe bashkësisë - tha Orlando - ishte një emocion i madh, por ishte gjithashtu një prezencë që Islami është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Palermos," citon La Repubblica.

k.c.

(Foto nga Mike Palazzotto)

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Keto mijëra besimtarë myslimanë ne Palermo qytetnohen nepermjet kultures se Palermos.</p>

Submitted by njêni pra... (not verified) on

<p>...ose plotsojnë MUNGESAT në &quot;kulturën Palermitane&quot;...<br />...lênê Pal at muhabet!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.