Besimtarët falen në lëndinë të hapur në Palermo. Merr pjesë Kryetari (katolik) i Bashkisë

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën sot në mëngjes në lëndinën e Italico Foro (në ambient të hapur), në Palermo, për lutjen e mbylljes tradicionale të Ramazanit. E veçanta ishte se Kryetari i Palermos Leoluca Orlando dhe komisioneri për pjesëmarrje Giusto Catania morën pjesë në faljen e namazit. Është hera e parë që një kryetar bashkie i kryeqytetit siçilian merr pjesë në lutjen e përfundimit të muajit të shenjtë për muslimanët."Pjesëmarrja në të dhe emocionet e adhurimit kolektiv midis individualitetit dhe bashkësisë - tha Orlando - ishte një emocion i madh, por ishte gjithashtu një prezencë që Islami është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Palermos," citon La Repubblica.
k.c.
(Foto nga Mike Palazzotto)
Comments
Keto mijëra besimtarë
<p>Keto mijëra besimtarë myslimanë ne Palermo qytetnohen nepermjet kultures se Palermos.</p>
...ose plotsojnë MUNGESAT në
<p>...ose plotsojnë MUNGESAT në "kulturën Palermitane"...<br />...lênê Pal at muhabet!!!</p>
Nje shembull per politikanet
<p>Nje shembull per politikanet shqiptar!</p>
Add new comment