Zgjedhjet vendore të 3 nëntorit, Prishtina do të ndahet mes LDK e Vetëvendosje-s!

Një sondazh i bërë nga "Index Kosova" ka nxjerrë përfundimin se gara për Prishtinën në zgjedhjet vendore të 3 nëntorit mund të shkojë në balotazh mes LDK-së dhe Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Sipas “Zëri”-t, LDK, PDK e “Vetëvendosje”, akoma po i mbajnë të fshehur “xhokerët” që do t’i përdorin për kryeqytetin në zgjedhjet e 3 nëntorit. Por, pavarësisht emrit, preferencat partiake anashkalojnë partinë e Thaçit duke preferuar mes partisë së krijuar nga Rugova dhe Vetëvendosje!-s.
Edhe në Kosovë, sikurse në Shqipëri, të pakënaqurit nga rezultatet e sondazhit kanë thënë se kanë sondazhe të tyre që “flasin ndryshe, por ata nuk kanë preferuar t’i publikojnë” e deri edhe se sondazhi është i “manipuluar”
k.c.
Lexo infon e plotë:
Add new comment