Kukësi prek ëndrrën, kalon turin e tretë në Europa League

Sonte, edhe pse i mundur 0:1 nga Metalurg Donjecku i Ukrainës, falë fitores 2-0 në Tiranë në ndeshjen e parë, Kukësi ia ka dalë të kualifikohet për në “play-off” të Europa League.
Është një habi ndërkombëtare por dhe kombëtare, pasi asnjë ekip shqiptar më parë nuk kishte arritur të kalonte tre ture, dhe ja që kuksianët e kanë bërë realitet.
Djemtë e drejtuar nga Cungu e kanë mbrojtur fort rezultatin e ndeshjes së parë, madje për shumë minuta kanë luajtur me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Malindit, sipas Balkanweb. Portieri Halili sërish në fund të ndeshjes ka bërë mrekullinë, duke shpëtuar dy herë portën. Pas gati 7 minutave shtesë, futbollistët dhe i gjithë stafi kuksian kanë shpërthyer në festë, teksa kanë ngritur në krahë trajnerin Armando Cungu, arkitektin e këtij triumfi, duke gëzuar edhe të gjithë shqiptarët për këtë sukses historik. Të premten në orën 12 do të hidhet shorti i turit tjetër, ku dy skuadrat shqiptare, Skënderbeu dhe Kukësi, do të kërkojnë të bëjnë një tjetër mrekulli, të kalojnë në grupet e Ligës së Europës, edhe pse do të jetë tejet e vështirë.
Ja.se.
Comments
A nuk u eliminua Skenderbeu?

A nuk u eliminua Skenderbeu?

Skënderbeu u eleminua nga

Skënderbeu u eleminua nga Liga e Kampionëve, por ka të drejtën të luajë në play-off në Kupën Uefa.

bravo Kukesi, na bete te

bravo Kukesi, na bete te gjithe krenar.

Urime skuadres Kuksiane!

Urime skuadres Kuksiane!

Add new comment