Toponimet, Greqia do të lejojë kalimin e fëmijëve shqiptarë deri në fund të gushtit

Postuar në 10 Gusht, 2013 09:10

Ka mjaftuar një takim midis drejtorit të kufirit të Gjirokastrës, Admir Abrija dhe komandantit të pikës kufitare të Kakavijës për palën greke, për të zgjidhur (të paktën deri në fund të gushtit) çështjen e toponimit të emrave për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në vendin fqinj. Ky vendim, i cili lehtëson kalimin e emigrantëve shqiptarë në të dy anët e kufirit pas problemeve të shumta që kanë pasur me pasaportat e fëmijëve të tyre në të cilat emrat janë shkruar shqip, erdhi pasi pala greke lëshoi sot një urdhër sipas të cilit vetëm fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Athinë do të mund të kalonin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Prej dy vitesh, çështja e toponimeve është kthyer në një makth të vërtetë për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët kanë frikë të kthehen në atdhe për pushime sepse fëmijët e tyre mund të mbesin këtej kufirit. Ndonëse problemi është vlerësuar si i rëndësishëm nga pala shqiptare, deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e tij.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Nji pyetje: Si shkruhet ne pasaporten shqiptare vendlindja e nji femije shqiptar te lindun ne New York, ne Marseille, ne Zürich, ne Winterthur etj&nbsp;?</p>

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>ashtu si i vjen ta shkruaj nenpunesi i gjendjes civile(zakonisht copa injorantesh me tetevjeçare qe nuk dine realisht shkrim e kendim) ne momentin kur te regjistron ne regjistrin themeltar. dhe po keshtu te shkruhet ne karte identiteti, çertifikata e pasaporte. pastaj kur dikush si Greqia refuzon keto idiotizma shqiptare, çfare bejne shqiptaret??? ate qe dine me mire.... injorancen e tyre e bejne argument per patriotizem.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.