Felaj: Do të ngrejmë një komision hetimor parlamentar permanent dhe njësinë e antikorrupsionit

Përveç Byrosë Kombëtare të Hetimit, mazhoranca e re ka në plan që me fillimin e punës në Parlament, të krijojë me lidh edhe një Komision Hetimit Përlamentar Permanent, i cili do të “hetojë” situatën e rendit dhe sigurisë publike në vend. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, bashkëhartuese e programit qeverisës për drejtësinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, thotë se ky komision do të jetë diçka e ngjashme me Komisionin Antimafia në Parlamentin italian. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Felaj ka sqaruar edhe funksionin që do të ketë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe çfarë reformash do të ndërmarrë qeveria e re kundër krimit dhe korrupsionit.
“Ideja është që Institucionet e ngarkuara me luftën kundër kriminalitetit dhe ato të dhënies së drejtësisë, të raportojnë në mënyrë periodike në kuptimin e njohjes dhe llogaridhënies, para këtij Komisioni, i cili nga ana e tij raporton me një Raport të detajuar në Parlament”, ka sqaruar ajo. Ndërsa me tej thotë: “Byroja Shqiptare e Hetimit duhet të jetë organizuar në sistem piramidal, me kompetenca të plota dhe të gjëra, ku Kryehetuesi të ketë varësi të drejtëpërdrejtë nga Kryeministri”. Sipas saj, brenda Byrosë së Hetimit do të ngrihet një Njësi Speciale e Hetimit për Luftën kundër Korrupsionit në Sistemin e Drejtësisë, njësi e cila do jetë e ngarkuar të hetojë çdo rast korrupsioni ose shpërdorimi të detyrës nga gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore etj.
Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun http://www.shqiptarja.com/home/1/felaj-si-do-te-funksionoje-byroja-shqiptare-e-hetimit-171303.html
r.k
Comments
A mund ta bej une denoncimin
<p>A mund ta bej une denoncimin e pare prane ketyre institucioneve?</p><p>Kam pare nje ish zyrtar te vjedhe, kam dhe video. Quhet Ilir Meta. Shpresoj ta procedoni sa me shpejt. </p>
Add new comment