Bimo: Shërbimi diplomatik shqiptar vuan nga nepotizmi dhe klientelizmi i skajshëm

Roland Bimo, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, aktualisht këshilltar i kryesocialistit Edi Rama, ka analizuar në këtë intervistë për gazetën ‘Dita’, reformën që do të përfshijë shërbimin diplomatik shqiptar pas krijimit të qeverisë së re në shtator. “Shërbimi diplomatik shqiptar është sot pasqyra më e mirë e keqqeverisjes. Ky shërbim vuan nga politizimi i skajshëm, nepotizmi, klientelizmi, mungesa e transparencës dhe eliminimi i sistemit të karrierës në bazë të meritës. Në themel të këtij problemi qëndrojnë moszbatimi apo keqzbatimi i ligjit”, thotë ai. Bimo shprehet se në këto tetë vjet shërbimi i Jashtëm është parë e konsideruar si vendi ku mund të kënaqen orekset e militantëve politikë, miqve dhe të afërmve.
Dhe komenton kështu reformën në shërbimin e jashtëm: “Për mirëfunksionimin e shërbimit tonë të jashtëm do të duhet një reformë e thellë e mënyrës së financimit dhe të vënies në dispozicion të burimeve të mjaftueshme për të kryer një nga funksionet bazë të shtetit. Aktualisht buxhetet e MPJ dhe të Përfaqësive mjaftojnë, të paktën në letër, sa për të mbajtur frymën gjallë”.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun http://gazetadita.al/deshtimi-ne-diplomaci-eshte-pasoje-e-politikes-se-brendshme-te-gabuar/
r.k
Comments
ka te drejte 100% z.Bimo por
<p>ka te drejte 100% z.Bimo por a eshte ai ne dijeni se ne 4 vitet e fundit 80% te kohes MPJ eshte drejtuar nga Meta, Haxhinasto e Panariti qe sot i ka aleate, njerin kryetar parlamenti dhe dy te tjeret ministra??? Rilindjen e ka zene vapa dhe flet pa kuptuar cfare thote...</p>
Nuk ka mbetur asnje emer i
<p>Nuk ka mbetur asnje emer i ish nomenklatures staliniste qe te mos jete prononcuar per ndonje apo shume ceshtje te funksionimit te shtetit dhe ligjit. Ky i ketushmi eshte nje steke tjeter e ndryshkur e ish Partise Hoxhisto-Staliniste qe ben eruditin ne fushen e politikes se jashtme. Demokracia ne Shqiperi funksionon ku e ku me mire se ne SHBA. Atje komunizmi eshte i ndaluar dhe konsiderohet si nje nder rreziqet me te medha te demokracise dhe lirise. Ketu tek ne komunistet zoterojne median, bisnesin, politiken dhe tani edhe qeverrine 100% .</p>
Add new comment