Mimi Kodheli, Ministrja e re e Mbrojtjes në qeverinë Rama, qetëson opinionin: “SHQUP-i do t’i kthehet ushtrisë”

Ministrja e re e Mbrojtjes, Kodheli, e quan të jashtëligjshëm vendimin e qeverisë për t’i kaluar për përdorim godinën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Partisë Demokratike, në një intervistë për Top Channel.
“Ky vendim është marrë në mungesë të plotë të transparencës. Nuk është shpallur në faqen zyrtarë të Kryeministrisë. Ajo që është më e rënda dhe më e rëndësishmja është marrë në shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës sepse SHQUP-i konsiderohet një unitet ushtarak që është pjesë e një plani të shpërndarjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë pjesë e kësaj liste duhet të merret një miratim i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht i Shefit të Shtabit të forcave të armatosura pa përjashtuar këtu Ministrinë e Mbrojtjes”, thotë zonja Kodheli.
Jo vetëm për godinën e SHQUP-it, por edhe për të gjitha pronat e Ministrisë së Mbrojtjes që po përpiqen të shiten me urgjencë nga qeveria Berisha, zonja Kodheli premton një hetim të hollësishëm.
Ajo shton se vendimi shkel hapur ligjin 8671 datë 26.10.2000, i ndryshuar me ligjin 9194, datë 19.2.2004, ku në piken 3 thuhet se Komandanti Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, “miraton planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura në kohë paqeje….”
Zh.
Comments
Ajo i duhet Baba Saliut per
<p>Ajo i duhet Baba Saliut per te yshtur militantet e PD-se, me shprese se ndonjeri mund te vritet duke mbrojtur seline e PD-se. Kjo do te irritonte dynjane dhe pastaj ti suleshin kryeministrise dhe Edi Ramen ta digjnin brenda. Ate çka, Edi donte te ja bente Salit me 21 janar, ky i fundit, me sa duket do ia beje me te vertete. Po ku merr vesh mbesa e Pal Vates (Mimi) nga punet e liga te Saliut?!</p>
Add new comment