Artan Fuga: Sfida e qeverisë së re, të bëjë reforma, por pa shtrënguar rripin

Profesori i njohur i sociologjisë, Artan Fuga, në një intervistë në Zërin e Amerikës thotë se zgjedhjet parlamentare nxorën disa mësime për politikanët. Sipas tij, ka disa sfida:
Sfida e parë e shumicës së re në parlament do të jetë qëndrimi që ajo do të mbajë ndaj pushteteve të tjera, për të cilat ka qenë kritike; si ndaj pushtetit gjyqësor, atij presidencial, ndaj kushtetutës dhe shumë reformave që janë bërë. Presim hapat që do të hedhë kjo shumicë. A do të veprojë vetëm kjo shumicë apo do të dialogojë me opozitën, që duket se nuk do të ketë asnjë fuqi bllokuese.
Problemi i dytë shumë i rëndësishëm është si do të artikulohet aleanca PS-LSI dhe parti të tjera. A do të konceptohet kjo si një aleancë në legjislativ dhe në qeverisje, po do të mendohet si një parcelizim i ministrive midis partive si ndarja e një torte, si bëri PD-ja.
Së treti, është ekonomia: deri më sot qeverisja e deritanishme ishte e detyruar deri në një farë mase që të mos e shtrëngonte rripin ndaj qytetarit, sepse kishte tetë vjet qeverisje, përgatitej për një sfidë elektorale të vështirë. Ndaj u përpoqën që krizën ta zgjidhte me privatizime, duke mbushur buxhetin me privatizime, me anë të borxhit të brendshëm dhe me anë të borxhit të jashtëm. Tani vjen një qeverie re, e cila do të ketë vështirësi shumë të mëdha për të ndërmarrë ato reforma. Në të gjithë vendet e zhvilluara reformat e marra janë shoqëruar me shtrëngimin e rripit ndaj qytetarëve. A do të ketë fuqi ta bindi qytetarin? Kjo është sfidë e madhe, që unë uroj ta bëjë dhe të ecë përpara.
E plotë intervista në linkun: http://gazetadita.al/fuga-sfida-e-qeverise-se-re-te-beje-reforma-pa-shtrenguar-rripin-e-qytetareve/
Zh.
Add new comment