Kohë të këqia në marrëdhëniet Moskë-Uashington, mos po troket një “Luftë e ftohtë”?...

Postuar në 09 Gusht, 2013 12:02

Anulimi i takimit mes presidentit amerikan Barack Obama dhe homologut te tij rus Putin është për të ardhur keq, por jo fatkeqësi, mendojnë ekspertët. Ata presin një ftohje të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA. Mund të kishte ndodhur edhe më keq. Këtë thonë shumë ekspertë për vendimin e Presidentit amerikan Barack Obama, për të anuluar takimin me kreun e Kremlinit Vladimir Putin. Ishte planifikuar që dy krerët e shteteve të takoheshin në Moskë në prag të samitit të G-20 në Shën Petërburg në shtator. Shtëpia e Bardhë të mërkurën (07.08.2013) e argumentoi anulimin e takimit ndër të tjera me vendimin e Rusisë për t'i dhënë azil ish punonjësit të arratisur të shërbimit sekret amerikan, Edëard Snoëden. Presidenti amerikan do të marrë megjithatë pjesë në samitin e G-20, deklaroi Uashingtoni.

"Atmosfera është e keqe dhe kam frikë se nuk do të ketë përmirësime të vërteta vitet që vijnë", beson një ekspert nga Berlini. Mosbesimi tek të dyja palët është shumë i madh. Megjithatë të flasësh për "Luftë të ftohtë", siç bëjnë disa medie në Gjermani, është e tepruar, ka përfunduar ai.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.