Vendimi për selinë e re të PD-së, ushtarakët: Do të dalim në protestë bashkë me familjet

Postuar në 09 Gusht, 2013 15:03

Vendimi i fshehtë i qeverisë për të kthyer Shtëpinë Qendrore të ushtrisë në seli të PD-së ka bashkuar të gjitha grupimet e ushtarakëve në lirim dhe në rezervë, të cilët kanë vendosur që ditën e hënë, në orën 09:00, të bëjnë një nga protestat nga më të fuqishmet para Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kryeministrisë, lidhur me vendimin e fundit të qeverisë me mandat tranzitor që kjo godinë t’i kalojë si seli e re Partisë Demokratike të Shqipërisë. Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë ka dhënë për media edhe një deklaratë, në të cilën ndër të tjera thuhet:

Kryesia e shoqatës “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH)”  e konsideron këtë veprim si një veprim të palejushëm,  të kundraligjshëm, të pamoralshëm; e konsideron  si një praktikë qeverie  pa asnjë tagër ligjor, përveç detyrës së përgatitjes së akteve të dorëzimit të detyrës nga çdo ministri  dhe vetë qeveria. Me këtë rast i bëjmë thirrje dhe kërkojmë ndihmën e Komandantit të Përgjithshem dhe njëkohësisht President i Republikës, z. Bujar Nishani.

AKUSH u bënë thirrje tërë ushtarakëve aktivë dhe në pension, në rezervë, në lirim e veteranë; tërë punonjësve të  QKFA dhe sindikalistëve, bashkëpunëtorëve tanë që të bëhen pjesë në datën, 12 gusht 2013, ora 9.00 bëhet një tubim i organizuar për të protestuar kundër tjetërsimit të pronesisë dhe destinacionit të Objektit Qendra Kulturore e FARSH.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.