Romët, fushim proteste përballë bashkisë. Kompania ndërtuese tregon “letrat” dhe shigjeton Totozanin

Ndërkohë që familjet rome që u shpërngulën me dhunë nga banesat e tyre në fund të rrugës së Kavajës (pranë ish-Qendrës së Punimeve të Krijimit të Artit) kanë ngritur një “kamp proteste” në lulishten përpara Muzeut Kombëtar, firma ndërtuese “Park Construction Albania” ka reaguar ndaj “deformimit” që po i bëhet kësaj çështjeje. Në shënjestër është Avokati i Popullit, për publicitetin që i ka dhënë shqetësimit të romëve. Këta të fundit, 37 familje, janë ngulitur sot në qendër të kryeqytetit, pikërisht që të marrin një përgjigje nga kreu i bashkisë, Lulzim Basha.
Por ç’thotë kompania ndërtuese? Ajo reagoi dje zyrtarisht duke sqaruar se po ndërton konform të gjitha rregullave e më të gjithë dokumentacionet përkatëse. Mandej thotë se disponon deklaratat e plotësuara me vullnet të lirë të të gjitha familjeve që pranojnë të zhvendosen. Dhe më tej, sqaron se emri i përfolur i Mihal Delijorgjit në media të caktuara është bërë në mënyrë abuzive, pasi ai nuk ka asnjë tagër pronësie mbi truallin, as mbi godinat dhe kompaninë investuese, por është thjesht i punësuar.
Mirëpo, zor se besonte dikush se kompania në fjalë ndërtonte pa leje dhe dokumentacion (megjithëse çfarë nuk ka bërë vaki në këtë vend). Problemi është dhe mbetet po ai: Romët, banorë të dorës së katërt në Republikën tonë, duan një zgjidhje për strehimin dhe nuk mund të zhvendosen si sende jofrymore.
a.k
Comments
Mirëpo, zor se besonte dikush
<p><em>Mirëpo, zor se besonte dikush se kompania në fjalë ndërtonte pa leje dhe dokumentacion (megjithëse çfarë nuk ka bërë vaki në këtë vend). Problemi është dhe mbetet po ai</em>:</p><p>Mungesa e profesionalitetit te gazetareve dhe politizimi i tejskashem i cfaredolloj lajmi. Ju lutem perpara se te retifikoni dhjete here nje lajm do te ishte shume me mire qe te informoheni mbi vertetesine e lajmeve qe publikoni.</p><p>Sigurisht qe problemi i Romeve qendron, por ky ka qene problem edhe kur e majta ishte ne qeveri, mjaftoi qe te dukej diku emri i Delijorgjit dhe gazetaret u sulen te shkruajne cfare t'i vinte ndoresh. Po tani qe po publikohet lajmi se lejet e ndertimit ia paska dhene Edi Rama f, fale nje rrjeti miqesish, si i behet? A do te keni ndonje gje per te thene edhe per Ramen ?</p>
Add new comment