Belle Air, “Zëri” trajton abuzimet dhe mashtrimet me pasagjerët e Kosovës

Postuar në 12 Gusht, 2013 05:11

Edhe qytetarët e Kosovës janë të pakënaqur, madje të irrituar nga shërbimi i kompanisë Belle Air.  Gazeta Zëri në numrin e sotëm raporton mbi acarimin e qindra qytetarëve në sportelet e kompanisë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shumë fluturime të të cilëve për në Zvicër e Gjermani kishin vonesa të ndjeshme, e madje ishin anulluar. Shkrimi i Enis Veliut, “Belle Air vjedh pasagjerët dhe qeverinë”, përcjell detaje nga rrëfimet e pasagjerëve, ku nuk mungojnë edhe viktimat që kanë prerë biletën dhe u është thënë se nuk mund të udhëtojnë sepse numri i udhëtarëve është më i madh sesa vendet. Ja ç’thotë kryefamiljari i familjes Topojani: ““A ka Kosova institucione dhe a po e shikojnë se çfarë po na ndodh neve. Ky është mjerim. Nuk ka mbetur me ardhë në këtë shtet. Kompanitë mashtruese siç është ‘Belle Air’ po plaçkitin qytetarët e Kosovës, ku disa nga ta po na lënë edhe pa vende pune”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.