Nis sezoni i “korrje-shirjeve” në Lazarat. News 24 filmon punëtorët me mëditje

Një pagesë e lakmueshme prej 2500-3000 lekësh të reja në ditë, është joshja e çdo vere për punëtorët me mëditje që pajtohen në bastionin e drogës, Lazarat, për të punuar në pikun e mbledhjes së hashashit. Disa pamje të siguruara nga “News 24”, tregojnë punonjësit që dalin që në orët e para të mëngjesit dhe i drejtohen Lazaratit. Furgona nga Tepelena, Përmeti e fshatrat e zonës zbarkojnë në vendin e quajtur “Ura e lumit” në hyrje të Gjirokastrës duke sjellë dhjetëra banorë që më pas transportohen drejt fshatit të famshëm. Mësohet se përveç aksionit inekzistent të policisë, kultivuesit e lëndës narkotike, për të mbrojtur sa më mirë drogën kanë vënë mjete logjistike për të monitoruar personat që hyjnë në fshat. Shtypi shkruante javën e kaluar se në fshat aplikohet edhe metoda e mbjelljes me kubikë dhe e rritjes së përshpejtuar me dritë artificiale.
a.k
Comments
Boll shkruajtet per
<p>Boll shkruajtet per Lazaratin, nuk po kultivojne heroine po canabis!!! Gjithe bota po e legalizon.</p>
O shtet kotiiii! me te terheq
<p>O shtet kotiiii! me te terheq per hunde nje b... Lazarati!</p>
Add new comment