M.Shuli nesër tek Dita: Alarm për makabritetet me ARMO-n. Dhe propozon hetim urgjent parlamentar

Maksim Shuli, prof.dr, është personalitet në fushën e naftës, i cili ka qenë i zëshëm për të gjitha problematikat e këtij sektori. Gazeta Dita anonçon një intervistë me të ditën e nesërme, në të cilën Shuli jep alarmin për “veprimet makabre” që po kryhen me ARMO-n. “Personalisht kam folur shumë për këtë katastrofë që po ndodh në fushën e naftës në AlBPETROL dhe në ARMO. Por kjo që po ndodh me ARMO-n i kalon të gjitha kufijtë politikë, ligjorë dhe shtetërore. Qeveria e vjetër duhet të mos bënte asnjë veprim për rishitjen e ARMO-s, ndonëse ajo po bën të kundërtën duke u futur në telashe edhe më të mëdha. Të gjithë këta zyrtarë që po shpejtojnë këto veprime duhet të përgjigjen para ligjit”, thotë Shuli. Madje ai propozon një hetim parlamentar me praninë e ekspertëve të fushës, që duhet të gjejë përgjigjet për këto pyetje: “A janë respektuar ligjet e shtetit në një privatizim të tillë strategjik? Çfarë fshihet mbas riprivatizimit të shpejtë? A e ka të drejtën qeveria në ikje të kryejë e miratojë operacione të tilla madhore që dëmtojne direkt interesat e vendit? Cila është kompania ‘’Heaney Assets Corporation’’ që po merr ARMON?”
a.k
Add new comment