Nacionalizmi duket në ekonomi: Luftë tregëtare mes Shqipërisë e Kosovës... në të mirë të produkteve Serbe!

Gazeta Shqip boton sot një artikull të Ard Kolës që shpjegon sesi Shqipëria e Kosova bëjnë luftë me njëra-tjetrën duke dëmtuar bizneset reciproke në favor (në këtë rast) të serbëve. Autoritetet kosovare kanë devijuar maunet shqiptare drejt një “terminali privat” që rrit kostot e transportit, vendos tarifa shtesë duke i lënë hapësira të mira për të operuar bizneseve serbe, në dëm të konsumatorëve kosovarë. De facto, Kosova ka bllokaur importimin e tullave nga Shqipëria. Tirana, është “kundër-përgjigjur” duke bllokuar mishin kosovar me pretekst “verifikimin e produkteve në laboratorë”.
Kjo luftë e pafytyrë në dëm të dy vendeve dhe konsumatorëve përkatës, ka nisur prej 4 vjetësh kur Shqipëria bllokoi qepët e patatet kosovare, që në kthim bllokuan çimenton e Shqipërisë, më pas qumështi i Shqipërisë, për tëvijuar me miellin nga Kosova...
Nacionalizmi – një tipar thellësisht ekonomik – në trojet shqiptare është thjesht tallje propagandistike e qeverive nga të dy krahët.
k.c.
Add new comment