“Berishizma” si filozofi: “të kuptosh ëndrrat e të tjerëve” dhe “të martohesh vetëm 1 herë”

Duke përfituar nga shuarja e pasioneve nga vapa dhe nga “mbyllja” e Berishës në Facebook, Fatos Baxhaku vendos t’i kthehet Berishizmit (që ai e quan pak më popullorçe “berishizma”).
Në analizën e tij, ai përmbledh shumë pamje të rrymës të “berishizmës”, ndër to dhe lidhja organike me pushtetin, përqendrimi i fijeve në dorën e tij, propaganda e shfrenuar apo konsiderimin e politikës si “luftë”.
Por dy tipare të tjera interesante sipas Baxhakut (të parrahura shumë në media) janë “të kuptuarit e ëndrrave të të tjerëve” dhe “morali i liderit, martohet vetëm një herë”.
Shkruan Baxhaku:
Berishizma në fakt është edhe një lloj psikoanalize politike. Kjo rrymë i kupton fort mirë ëndrrat e një djali të ri në një fshat të humbur mes malesh. Mjafton që ky djalë mendon si “ne” dhe atëherë e ka të hapur perspektivën. Bëhet polic, madje edhe mësues, zbret në një qytet të madh. Ani se nuk ka ndonjë shkollim të duhur. Do të mësojë rrugës. Mjafton të jetë me “ne”!
Dhe:
Berishizma ka edhe një moral të vetin. Lideri duhet të jetë martuar vetëm një herë. Ai nuk duhet të pijë cigare e as alkool dhe të jetë një baba dhe gjysh i mirë. Ai duhet të ketë një veshje perfekte dhe të ketë në krah të tij gjithnjë bashkëshorten e vetme. Me një fjalë duhet të jetë shembulli tipik i familjes së përkryer. Tek ai familja e mesme shqiptare duhet të shohë atë që ka ëndërruar për vete: qetësi, harmoni, lumturi, siguri, e shumë terma të tjerë që mbarojnë sigurisht me “i”.
k.c.
e plotë:
Comments
Po Zeni qe po martohet dy
Po Zeni qe po martohet dy here?
Parullat elektorale te PD:
1. Sa here ka zgjedhje Rama mer nje nuse te re.
2. Rama i mban hallatet jashte .
3. Kristaq Rama kur ishte deputet firmosi denimin me vdekje te Havzi Neles, sepse me armen qe mbante pa leje vrau nje polic ( po t'ja mbante le te mos firmoste) . Me qe ra fjala kush eshte ky K. Rama, sepse asnje nga zgjedhesit shqiptar nuk e njeh.
4. Atesia e djalit te Edi Rames. Kjo eshte cilesuar parulla me e paturpshme dhe cfaqja e shkalles me te larte te nervozizmit te PD.
5. Rrahja e grave dhe te nenes nga Rama. Nena e tij le te thote sa te doje te kunderten. Berisha ishte vet aty kur e ka rrahur.
6. Mister 20 %. Ne pushtet ishin por asnje fakt nuk nxoren.
7.Fle ne Peze me Dash Pezen. Kete krim duhet te mos e falte kurre populli shqiptar. Por ne s'kemi popull. Ne kemi votues.
8. Pallati i Linda Rames. Ne fakt i babait te saj. Zhurme, zhurme, shume shume zhurme.
9. Shtepia e re e ciftit Rama ne Dajt. Me shume zhurme. Sepse po nuk u sqarua La Ura, se si eshte puna, sigurisht do beje prape zhurme.
10. ...
11. Perseri ceshtje e brendeshme familjare e Rames. Por ne nuk e leme rehat. Do t'ja martojme...
12. Familja...gruaja...motra...nena...baba...gjyshi nga nena...prejardhja nga Mirdita...djali...droga...makaronat.
Keto parulla elektorale te hedhura nga PD, populli i analizoi nje e nga nje, me shume qetesi. Pastaj me qetesi, pa zhurme, duke e bere me fjale Shkodrani me Sarandiotin, korcarin, tiranasin fierakun dhe gjithe Shqiperine, i vune noten Sales qe mbeshtetej ne keto parulla. KATER. Hajt gric bythen... Dhe vazhdo prap me keto idiotizma e rrugacerira. Mistrec. Aty do te ngordhesh po nuk nderrove mendje. Dhe populli e ben ate qe thote. Eshte mosmirenjohes...
Add new comment