Shkupi 2014– misioni për të ndryshuar historinë përmes skulpturave

Postuar në 15 Gusht, 2013 04:30

"Misioni i çuditshëm i Shkupit për të ndryshuar historinë përmes skulpturave" është titulli i artikullit të botuar së fundmi në revistën amerikane Atlantic City, një artikull ku ngrihem pikëpyetje mbi projektin e qeverisë maqedonase për të krijuar një histori që nuk e kziston. Ky shkrim fillon me fjalinë "Shpërthimi i objekteve të reja nën regjisurën e qeverisë maqedonase në Qendër të Shkupit i njohur si projekti `Shkupi 2014` është mjaft agresiv...”

Sipas Atlantic City, është problematike se vetëm 64 për qind e Maqedonisë është etnikisht dhe gjuhësisht maqedonase, por në qendër të Shkupit siç thuhet Qeveria është duke u përpjekur për të ringritur historinë që ka ndodhur në këtë vend, duke nisur nga periudhat e ndryshme historike, kur nuk ka ekzistuar gjuha dhe identiteti i krijuar në fund të shekullit 19.

Sipas Atlantic City, referuar nga agjensia INA, Maqedonia nuk ka pasur ndonjë dhunë të madhe që nga viti 2001,  një kryengritje e shkurtër siç shkruhet "nga anëtarë të minoritetit të saj shqiptar, të cilët përbëjnë më shumë se një të katërtën e popullsisë së vendit".

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><em>&quot;nga anëtarë të minoritetit të saj shqiptar, të cilët përbëjnë më shumë se një të katërtën e popullsisë së vendit&quot; </em>vllezer te kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan. Ha,ha,ha.</p>

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Si kritik arti, si kritik te fenomeneve sociale balkanike e europiane, apo si kritik universal; kopetenti Lubonja do te na ndricoje me nje shkrim per kozmopolitizmin &nbsp;e nacionalizmin. Nuk eshte nevoja te ike deri ne shkup faktet jane ne foto. O fatos tronglli, bejne pjese nen qiellin e shqiperise keto gjera, jo nen qiellin e europes. Ke hise e te gjithe te drejten e zotit te shkruash...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.