Ku të duket balta më e ëmbël se mjalta...? Në Bankën e Shqipërisë!

Postuar në 15 Gusht, 2013 10:16

Mediat kanë publikuar një raport konfidencial të Kontrollit të Lartë të Shtetit që akuzon Bankën e Shqipërisë për shpenzime të larta dhe abuzime me paratë publike. Raporti, i cili mban firmën e kryetarit Bujar Leskaj, i kërkon Kuvendit të ndërhyjë menjëherë për të disiplinuar financiarisht Bankën Qëndrore dhe për të minimizuar hapësirat e abuzimit me fondet publike në këtë institucion. Që në fillim të tij, dokumenti i Kontrollit konstaton se pagat dhe shpërblimet për drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, Këshillit mbikqyrës, por edhe punonjësve të thjeshtë janë në nivele shumë të larta, të pakrahasueshme me asnjë institucion tjetër kushtetues. Madje sipas KLSH ato kanë dalë përtej kornizave të tregut dhe jashtë realitetit shqiptar.

Vetë raporti dokumenton si shembull ilustrues atë të dietave. “Nivelet e dietave ditore për guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës janë pothuajse sa dyfishi i dietave që merr Kryeministri dhe 60 euro më shumë në ditë se sa ajo e Presidentit të Republikës,” thuhet në raport. Kjo do të thotë se vetëm diferenca ditore prej 60 euro mes dietës së guvernatorit dhe asaj të presidentit është gati sa gjithë pagesa mujore që përfiton një penionist në Shqipëri, duke iu referuar gazetës DITA.

k.c.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>hahahahahaha ......loooooooooooooool.............Ky eshte me te vertet titull shume i bukur ---Tamam Humor anglez Bravo !</p>

Submitted by Klodi (not verified) on

<p>O Respublica se e keni bere zakon kete pune. Burimi i lajmit eshte top channel, cme shkruani gazeta dita. gazeta dita e ka marre copy paste nga topi. Verifikojini mire burimet kur i merrni lajmet se kjo po behet zakon. Ju kam shkruajtur dhe here te tjera po ju vazhdoni prape. &nbsp; &nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.