Egjipti, mes dhunës dhe vrasjeve – a do harrohet dot kjo që po ndodh?

Postuar në 15 Gusht, 2013 05:04

“Dita e turpit e Egjiptit” e quan The Independent, pasi njofton se nobelisti El Baradei, zv/Presidenti i komanduar ka dhënë dorëheqjen pas sulmit ëq mendohet të ketë lënë 464 të vrarë sipas La Repubblica.

Përveç kameramanit të Sky kanë vdekur dhe dy gazetarë të kanalit Gulf News dhe Al Akhbar.

Çfarëdo gjëje që shteti egjiptian të ketë shpresuar të arrijë me goditjen e vet, qindra fëmijë të vegjël të cilët ishin fshehur brenda rrethit të protestës nuk ka të ngjarë të harrojnë egërsinë e një qeverie e cila u ka deklaruar tashmë luftë islamikëve të vendit. Vëllazëria Myslimane ka vendosur t’i përgjigjet po me luftë, “do të marshojmë drejt Kajros”. Dhjetëra kisha të krishtera dhe besimtarë koptë janë kundërsulmuar a djegur si hakmarrje në disa qytet të vendit, raporton La Stampa.

Roberto Tascano shkruan në La Stampa:

“Liberalët, të cilët kishin shpresuar se mund të luanin një rol të rëndësishëm pas rënies së Mubarakut, numerikisht janë më të dobët dhe viktima të një kontradikte të ashpër: si mund të mbrojnë demokracinë dhe sekularizmin me tanke? Kriza egjiptiane është vetëm në fillim.”

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

PO

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne shqiptaret duhet te mesojme dhe jo te ndertojme xhamija ne vend te shkollave,spitaleve etj.

Submitted by Anonim (not verified) on

Kolo, kam respekt per ty. Te lxoj vazhdimisht por per keto ceshtjet qe kane te bejne me Islamin me duken se ja fut kot. Shppresoj ta kesh nga padija dhe nga padoja:

Termi islamik nuk mund te perdoret ndryshe vetem se ne kontekstin pezhorativ
Jane sulmuar dhe djegur kisha pasi Papa Kopt doli publikisht dhe mbeshteti veprimet e ushtrise si edhe pasi nje grupim anarkistesh kopt te njohur si (Sopatat) sulmuan dje protestuesit pro-Mursi.

Informojeni mire kete popull pls se po formojme zombie me gjysma truri pa logjike

Submitted by respublica (not verified) on

z. Anonim,

Krejt frazën e përktheva nga The Indepencent, ku përdorej po ashtu "islamists".

Por besoj se keni të drejtë për mënyrën e informimit të copëzuar.

k.c.

Submitted by Anonim (not verified) on

Drejte por shqipove sa ju thua: islamist, direkt perfytyrojne Al Kaeden, Talebanet per shkak se keshtu jua kane shpelare trurin keto vite. Gjithe te mirat dhe respekte! Nje sugjerim te vogel: Ji me i drejte ne raport me muslimanet se ke shpirt te madh dhe mos e prish shpirtin per interesa momentale

Submitted by O Tirona (not verified) on

Por 'islamik' eshte perkthim I gabuar I termit 'Islamist' . Pershkruajne gjera te ndryshme dhe prandaj ka, p.sh. 'Art islamik' por nuk ka 'art Islamist'

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.