Kujtesë për fshehtësinë e votës/Kur ish-presidentit të Republikës iu zbulua sesi votoi

Incidenti më i njohur i cenimit të fshehtësisë së votës është ai me ish-presidentin Topi në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Zoti Topi e ka shpjeguar kështu:
Shkova për të votuar dhe pas asaj filloi historia, fillimisht me hedhjen e votës gabim në kuti. Më pas disa kuti u kontestuan dhe u kërkuan që të hapen. Kur është hapur kutia e qendrës 1968 doli se në atë kuti ishte vetëm një fletë e hedhur gabim sipas tyre, dhe nuk u aludua por u dha qartë nga mediat e lidhura me qeverinë e kohës (Sali Berisha) se kjo fletë votimi ishte e imja, e Presidentit. A ka dhunim më flagrantë të fshehtë sisë së votës? Por kishte ndodhur dhe një deformim shumë i fortë, se unë kisha votuar në të bardhë për kryetarët e bashkisë. Nuk kishte instrumente për të vërtetuar të kundërtën dhe në atë periudhë u bë një sulm i jashtëzakonshme politike. Kur Kolegji i Apelit vendosi të hapte të gjitha kutitë i ra radha dhe kryetarit të minibashkisë, pra nëse një fletë ishte hedhur gabim këtu ishte një fletë gabim dhe atje, por në fakt dolën 6. Kjo tregon se ata kishin futur duart në kuti. A vidhen zgjedhjet? Kjo është me zë e figurë
Add new comment