A do ia dalë Rama të mos dojë të abuzojë me mediat si Berisha?

Postuar në 15 Gusht, 2013 07:04

Pas një shkrimi të Baton Haxhiut, gazetarë dhe analistë po trajtojnë të ardhmen e mediave “nën” Ramën.
Në një shkrim te Shqip, Arben Manaj analizon situatën e medias, duke e përkufizuar të “berishizuar” sipas modelit rus të Putinit dhe që “rezultoi fatal për pushtetin e Berishës, i cili kërkoi që mediat e vendit, dhe deri diku ia arriti, që të shërbenin si servis dhe lavazh i ndotjeve që krijonte në trupin e saj makineria e tij qeverisëse.”
Rama do duht ta përmbysë fenomenin e mediave që i bëjnë fresk, si më parë Berishës. Përndryshe...
“Nëse Rama nuk ka nxjerrë mësime dhe kërkon që PR-in ta mbështesë qoftë edhe në modelin e debatueshëm në Britani të Alistair Campbell-it, do të fitojë vetëm kohë, por jo mandate.”
Por a do ketë fuqi Rama të “kapërcejë” veten, jo mbetet për t'u parë.
“... nisur nga dashuria e tij për konsulenca e PR, nuk e fus veten tek optimistët, se gjërat do të ndryshojnë rrënjësisht edhe pse mund të mos jenë njësoj si në kohën e Berishës,” shkruan Manaj.
k.c.

I plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/15/menjehershmeria-e-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.