Kolaneci mbi injorancën e politikës: “Tiranës nuk i duhet tramvaj, por metro”

Arkitekti i “Piramidës”, Klement Kolaneci, në një intervistë te revista “Java” analizon fenomenet urbane, shkatërrimin e Piramidës (që e quan krim) dhe jep disa ide mbi Tiranën.
“Tirana sot është e sëmurë. Politika mundohet ta quajë metropol, sepse nga padituria ngatërron elementet sasiore me ato cilësore.” Thotë Kolaneci. “Shumë godina e shumë njerëz nuk e bëjnë një qytet metropol. Të tillë atë e bën mënyra sesi ai është ndërtuar, gjithnjë në funksion të njeriut. Në një metropol, elementi kryesor është lëvizja, mënyra sesi organizohet spostimi i njeriut në hapësirën e tij dhe nga ana tjetër, organizimi i hapësirës së tij në mënyrë vertikale, ku pjesa më e rendesishme është shfrytëzimi i nëntokës së tij. Këtej vjen dhe epiteti metropol.”
Kolaneci komenton dhe planet rregulluese, “gjithnjë të huaja, francez, zviceran anglez etj” thotë,dhe pyet sesi zbatohet parimi i “qytetarit në qendër të vëmendjes” në këto plane.
Për të nuk është tramvaji, por metroja që i duhet kryeqytetit. Sepse, Tirana ka vetëm një rrugë shërimi: “atë të një politike vizionare dhe të guximshme. Dhe kjo fillon me zgjidhjen e problemit të trafikut, ku domosdoshmërisht duhet parashikuar realizimi i metrosë së qytetit. Në shekullin që jetojmë, kjo nuk është utopi, por problem për t’u zgjidhur. Zgjerimi i Tiranës në drejtim të Veriut, mendoj se do të japë një frymëmarrje të re dhe do të lehtësojë një pjesë të problematikës që ajo mbart sot.”
k.c.
e plotë:
Add new comment