Qeveria shfrytëzon orët e fundit, do të japë pjesë të mbetura të Albpetrol me koncesion

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:01

Planin që ua shkatërroi tenderi i dështuar për privatizimin e “Albpetrol”-it, mund t’ua kompesojë një skemë e ngutshme koncesionare. Qeveria në ikje, është angazhuar tërësisht javët e fundit për të miratuar një koncesion duke i dhënë një kompanie private të drejtën e shfrytëzimit të puseve më të rëndësishëm që disponon sot “Albpetrol”-i  duke kryer “de facto” privatizim të pasurive nëntokësore të “Albpetrol”-it. Burime të gazetës “DITA” kanë informuar se aktualisht në tryezën e kryeministrit në detyrë, Sali Berishës, gjendet praktika e plotë e kompanisë “Phoenix Petroleum Gas” për marrjen me koncesion të vendburimeve të naftës të Amonicës, Drashivicës, Finiq-Kanes, Pekisht-Murriz si dhe të vendburimeve të gazit Povelçë, Frakull, Panaja, Divjakë, Ballaj-Kryevidh. Kompania, siç edhe vetë e ka pranuar ka nënshkruar ndërkohë një memorandum dhe marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Albpetrol” dhe pritet që qeveria të miratojë marrëveshjen mes tyre shumë shpejt. Zëra alternativë të mirinformuar thonë se qeveria edhe mund ta ketë miratuar në fshehtësi të mërkurën e datës 7 gusht këtë marrëveshje koncesionare duke evituar publikimin e vendimit, por nuk ka ende prova që vërtetojnë këto pretendime. E sigurt është se ky koncesion nëse është miratuar apo do të miratohet së shpejti, do të kryejë një privatizim të tërthortë të “Albpetrol”-it pasi vendburimet e listuara për t’iu kaluar kompanisë nuk janë as më shumë e as më pak se sa vendburimet më produktive dhe themelore që disponon sot kompania shtetërore “Albpetrol”, shkruhet në DITA.Shkrimi i plotë në linkun: http://gazetadita.al/llokma-e-fundit-qeveria-do-jape-albpetrolin-me-koncesion/ Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.