Manjani për SHQUP-in: Nishani po ha përsheshin me kos që i servir Doktori

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, nisur edhe nga rasti i fundit i konfliktit për SHQUP-in, thotë se qeveria e re duhet të bëjë urgjentisht një ligj për statusin e pronës publike, si dhe të vërë rregulla fikse për destinacionin e saj. Në një intervistë për gazetaren Fatjona Mejdini në gazetën Shqip, Manjani ka shigjetuar kështu Presidentin Bujar Nishani: “Sa i takon Presidentit, s’kam ç’t’i them, se ai thjesht po ha përsheshin me kos që i servir Doktori. Natyrisht që ligji i ri për Presidencën do të duhet të disiplinojë edhe rolin e Presidentit, pavarësisht nëse ai/ajo zgjedh të drejtojë shtetin apo të hajë përshesh me kosin e politikës”.
Nga ana tjetër, Manjani ka akuzuar kryeministrin Berisha se po tregon karakterin e tij “bajraktarist” me nismat për të grabitur pronën publike në favor të interesave të ministrave. “Me sa fuqi pati Doktori grabiti ose fali pronat publike ku mundi nëpër miq e dashamirës të tij. Tani në fund i ra ndërmend për SHQUP-in dhe ky është lajm i mirë, sepse kjo pronë nund të shpëtohet nga grabitja por po të ishte kujtuar më parë, do ta kishim harruar tashmë”, ka thënë Manjani.
Intervista e plotë në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/17/ylli-manjani-ligj-organik-per-te-disiplinuar-presidentin/
r.k
Add new comment