Arnauti: Shqiptarët që luftojnë në Siri, me motive fundamentaliste, rrezik potencial për vendet e tyre

Historiani me prejardhje kosovare nga Siria Muhamed Mufaku-Arnauti gjatë një interviste në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës u shfaq i shqetësuar lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën civile në Siri. Arnauti deklaroi se shqiptarët po luftojnë krah për krah me fundamentalistët islamikë dhe grupet terroriste siriane. Kemi shqiptarë të armatosur që luftojnë me motive fundamentaliste për të krijuar një shtet islamik në Siri. Ata po stërviten dhe po luftojnë atje. Ndonjë ditë do të kthehen në Kosovë me po të njëjtat ide dhe kjo është shumë e rrezikshme. Fushëbeteja e shqiptarëve nuk është në Siri, por është këtu.
“Siria është shndërruar në një Afganistan, ka thënë më tej Arnauti, kanë ardhur grupe nga Tunizia, dhe Libia, Ballkani dhe vendet tjera. Por përmend rastin e vrasjes të një hoxhe nga Shkupi në betejë me kurdët. Si është e mundur që personi i njejtë që ka luftuar për pavarësinë e Kosovës, të luftojë kundër kurdëve që kërkojnë të drejtat e tyre, të cilat pa dyshim se i meritojnë, potencoi ai.
“Bashkësia Islame dhe institucionet tjera nuk duhet të rrinë indiferentë karshi këtij zhvillimi. Më së pari media, Bashkësia Islame e Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të mblidhen dhe ta diskutojnë një gjë të tillë. Të ndërmarrin diçka sa s’është vonë”, përfundoi Arnauti.
Zh.
Comments
Shqiptaret ne Siri per te
<p>Shqiptaret ne Siri per te luftuar i ka cuar Hashim Thaci, Berisha dhe amerikanet. Ata duhen fajtuar!</p>
Add new comment