Lazaratasit kanë minuar çdo shteg që të çon në fshat për të mbrojtur kultivimin e hashashit

Media i ka kushtuar një rëndësi të veçantë lajmit se furgonët me punëtorë dhe botet me ujë hyjnë në fshatin e Lazaratit nën hundën e forcave policore. Por, nga ana tjetër thuhet se lazaratasit kanë minuar çdo shteg që të çon në fshat, me qëllim që bimët narkotike të mos cenohen. Gazeta Shqip shkruan sot se informacioni konfidencial vjen nga brenda fshatit, nga i cili mësohet se janë grosistët e trafikut të drogës, ata që kanë vënë mina, me qëllim për të parandaluar ndonjë sulm të befasishëm të policisë, por edhe vjedhje të mundshme të lëndës narkotike.
“Kjo veprimtari nuk është konfirmuar nga policia, por mësohet se çdo natë, qielli mbi Lazarat skuqet nga gjurmëlënës dhe predha mitralozi, që dëgjohen në të gjithë Gjirokastrën. Nga ana tjetër, pavarësisht përpjekjeve të policisë me postblloqe të ndryshme, Lazarati vazhdon të furnizohet me punëtorë, pleh dhe ujë për kultivimin e bimëve narkotike”. Sipas informacioneve të besueshme të gazetës, vendosja e minave në shtigje që të çojnë drejt zonave, ku kultivohet masivisht kjo bimë e ndaluar narkotike, është realizuar pas operacionit të ndërmarrë nga policia lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të bllokuar çdo rrugëdalje të Lazaratit, me qëllim minimizimin e trafikut të drogës.
Re.Pu
Comments
Po keta ushtaret tane shkojn
<p>Po keta ushtaret tane shkojn luftojn dhe ne Afganistan.Kaq mbrapa jan ata ne Afganistan qe nuk din se po te vesh mina nuk te vjen dot ushtari brenda!?</p>
Cfare thua ti o Rita.
<p>Cfare thua ti o Rita. Ushtaret ikin per te blere dhe jo per te shkaterruar. a e di ti qe ushtaret tane atje jane paqe ruajtes? dhe jo shkaterrues.</p>
Add new comment