Rikthehet “e përshtatur” dosja e skafistëve. Librazhdi, Italia e pakistanezëve

Postuar në 20 Gusht, 2013 11:33

Ende mbahen mend barcaletat makabre me skafistë vlonjatë që ngarkonin gomonet me klandestinë kurdë, i çonin në brigjet e Karaburunit dhe i ftonin të zbrisnin sepse kishin mbërritur në Itali. Skenari është përsëritur sot, i përshtatur dhe me personazhe të rinovuar. Në vend të skafistëve kemi shoferë furgonash, në vend të refugjatëve kurdë kemi 6 klandestinë pakistanezë, dhe në vend të Karaburunit kemi Librazhdin. Gjashtë klandestinët të cilët ishin nisur me një kamion me targa turke nga Selaniku drejt Italisë, janë kapur nga policia shqiptare në Librazhd. Burime policore bëjnë me dije, se drejtuesit e mjetit pasi i kanë ndaluar në Librazhd dhe u kanë marrë 200 euro për person, u kanë thënë se janë në Itali ndaj duhet të zbresin.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>i gjetshin keto te zeza ne koke te tyre,..ata pakistanezet gjynaf kane lene qimet e kokes,kane rrezikuar jeten,dhe keta legenat trafikant tallin dhe (deleted) dhe i mashtrojne.yyy njerez te ligj..ashtu e gjetshi ligesine dhe per veten tuaj..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.