Basha bën opozitë (për kabinetin e “Vlorës”), por në të ka shumë imagjinatë e asnjë fakt

Ndërsa të gjithë presin se si do sillet PD në opozitë, aq më tepër që opozita është elementi kyç e ndoshta i vetmi që mund të ekuilibrojë mazhorancën e frikshme të majtëve, Basha zhgënjen me mënyrën si po e ndërton diskursin opozitar.
Ja për shembull “akuza” që i bëri ai mbledhjes së kabinetit Rama sot në vlorë në një koment në Facebook:
“ne e dimë se ka arsye të forta për z.Rama për të mbyllur dyert. (...) ky është stili i tij i qeverisjes. E ka treguar për vite të tëra në Bashkinë e Tiranës, (...) këto nuk janë mbledhje kabineti, por janë organizime okulte për të detajuar planet e z.Rama dhe mazhorancës se re në copëtimin dhe pushtimin e administratës publike (...) ku më mirë se buzë detit, në një hotel luksoz, larg syve të botës, mund të vendoset për ndarjen e tortës së pushtetit, për caktimin e linjave të përfitimit për z.Rama dhe aleatët e tij.”
Dikush duhet t’i thotë z. Basha që opozita kërkon fakte e argumente të fortë, denoncime konkrete e jo hartime që mbyllen me akuza të tipit: “Deklaratat me fjalë të bukura janë vetëm makiazh për t’iu fshehur qytetarëve planet e errëta, dhe për t’i bërë bisht premtimeve zgjedhore stratosferike...”
Ndoshta duhet të mësojë pak nga para-ardhësi i tij, që këtë mbledhje e kaloi vetëm me një batutë në mbledhjen e Qeverisë në Tiranë, duke thënë: “Mos të harrojnë të marrin rrobat e banjos me vete kur të shkojnë në Vlorë”.
k.c.
Comments
Ik (deleted) turp per ne
<p>Ik (deleted) turp per ne qe do te na perfaqsosh ne opozit per 12 vjet se ma par asht shum veshtir ti te na coash me fitu gja se edhe bashkin te ndihmoj baca sal me e vjedh</p>
Add new comment