Basha bën opozitë (për kabinetin e “Vlorës”), por në të ka shumë imagjinatë e asnjë fakt

Postuar në 21 Gusht, 2013 13:41

Ndërsa të gjithë presin se si do sillet PD në opozitë, aq më tepër që opozita është elementi kyç e ndoshta i vetmi që mund të ekuilibrojë mazhorancën e frikshme të majtëve, Basha zhgënjen me mënyrën si po e ndërton diskursin opozitar.

Ja për shembull “akuza” që i bëri ai mbledhjes së kabinetit Rama sot në vlorë në një koment në Facebook:

“ne e dimë se ka arsye të forta për z.Rama për të mbyllur dyert.  (...) ky është stili i tij i qeverisjes. E ka treguar për vite të tëra në Bashkinë e Tiranës, (...) këto nuk janë mbledhje kabineti, por janë organizime okulte për të detajuar planet e z.Rama dhe mazhorancës se re në copëtimin dhe pushtimin e administratës publike (...) ku më mirë se buzë detit, në një hotel luksoz, larg syve të botës, mund të vendoset për ndarjen e tortës së pushtetit, për caktimin e linjave të përfitimit për z.Rama dhe aleatët e tij.”

Dikush duhet t’i thotë z. Basha që opozita kërkon fakte e argumente të fortë, denoncime konkrete e jo hartime që mbyllen me akuza të tipit: “Deklaratat me fjalë të bukura janë vetëm makiazh për t’iu fshehur qytetarëve planet e errëta, dhe për t’i bërë bisht premtimeve zgjedhore stratosferike...”

Ndoshta duhet të mësojë pak nga para-ardhësi i tij, që këtë mbledhje e kaloi vetëm me një batutë në mbledhjen e Qeverisë në Tiranë, duke thënë: “Mos të harrojnë të marrin rrobat e banjos me vete kur të shkojnë në Vlorë”.

k.c.

Comments

Submitted by Shkodrani (not verified) on

<p>Ik&nbsp; (deleted)&nbsp; turp&nbsp; per&nbsp; ne&nbsp; qe&nbsp; do&nbsp; te&nbsp; na &nbsp; perfaqsosh&nbsp; ne&nbsp; opozit&nbsp; per&nbsp; 12&nbsp; vjet&nbsp; se&nbsp; ma&nbsp; par&nbsp; asht&nbsp; shum&nbsp; veshtir ti&nbsp; te&nbsp; na&nbsp; coash&nbsp; me&nbsp; fitu&nbsp; gja&nbsp; se&nbsp; edhe bashkin&nbsp; te&nbsp; ndihmoj&nbsp; baca&nbsp; sal&nbsp; me&nbsp; e&nbsp; vjedh</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.