Leka I, kundërshton paligjshmërinë e emërimit të Janullatos që më 1992

Postuar në 22 Gusht, 2013 10:43

Në shtator të vitit 1992, kur Patrikana e Stambollit kishte emëruar si kryepeshkop të Kishës Autoqefale Shqiptare klerikun grek Anastas Janullatos, pretendenti për fronin e Mbretit të Shqipërisë, Princi Leka I, i dërgoi një letër-protestë arqipeshkvit Vasalomeos I. Alma Mile sjell sot te Panorama faksimilen, ku ai e quan gabim emërimin e Janullatosit, duke shkelur kështu të drejtat që i takojnë Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare të përcaktuara që me Kushtetutën e vitit 1928.

Më poshtë, letra:

Eminencës së Tij Arqbishop Vasalomeos I,
Patriark në Istambul
Rruga Sadriazën Ali Pasha, Istambul, Turqi

Eminenca Juej,
Na ka tërhjekë vëmendjen gabimi i madh që asht ba nga këshilltarët e Juej, kur sugjerojnë që Ju të emnoni Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Me një veprimë të atillë Ju Eminencë, duhet ta dini se jeni tue ndërhy në të drejtat që i takojnë Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Një e drejtë e tillë vendimi i takon Mbretit në konsultim me klerikët orthodoksë shqiptarë.Prandaj, Na me respekt kërkojmë që Ju të rikonsideroni vendimin, para se të bahet nji incident diplomatik.Kisha Orthodokse Shqiptare, në nji të ardhme të afërt, ka me pas mundësinë me zgjedhë nga gjini i klerit ortodoks shqiptar, personin e merituam për atë detyrë. Të drejtat e garantuese me Kushtetutën e vitit 1928, në marrëveshje në mes Mbretit dhe Klerit Orthodoks Shqiptar janë të kjarta dhe Na nuk lejojmë Ndërhymjen nga jashtë mbi këto të drejta.Këshillate Jueja, do të jenë të mirëprituna si bashkvëlla i besimit me Kishën Indipendente Orthodoks Autoqefale Shqiptare, dhe na shpresojmë, që në të ardhmen, relata në mesin e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare dhe Patrikanës së Instambulit kanë me qenë të përzemërta.
Johanesburg, Më 8 shtator 1992
Leka I – Mbret i Shqiptarëve

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ekzakt. Nji i kundraligjeshem (Leka i I) i biri i trathtarit Zogu I, don te bej ligjin ne Republiken e Shqipnise.

Shkoni mor se s'jeni kerkund. Ky lajm as qe meriton te publikohet. Perkundrazi, publikimi i ketij lajmi asht nji mbeshtetje e te kundraligjeshmve.

Submitted by anonim (not verified) on

(Deleted)

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po kush e emeroi Janullatos me 1992? Presidenti i asaj kohe Sali Berisha. Nje nga mijra te keqiat qe i ka punuar ketij vendi. Litar i mbetur jashte varrit te tij, qe shqiptaret do ta kene neper kembe per shume e shume vjet..

Submitted by Mark Alem (not verified) on

Ka jetu gjithe jeten ne boten anglosaksone dhe as fjalen COURT=OBORR nuk di te shkruaje sakte.

Submitted by Saimir (not verified) on

"Leka I kundershton paligshmerine"... Lexojeni tre ose me shume here titullin qe te nxirrni kuptimin! Dmth dikush e ka quajtur te paligjshem dhe del Leka I dhe e kundershton ate, pra e quan te ligjshem. Do mund ta titullonit "Leka I denoncon paligjshmerine" ose "Leka I kundershton ligjshmerine" apo diçka qe te mos perdore dopio-mohim. Ne rregullat e logjikes formale mohimi i mohimit eshte ekuivalent me pohimin. Gjynaf qe te shpejtojne keto lapsuse.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Po kush e futi Shqiperine ne Konferencen e Vendeve Islamike me 1992? Presidenti i asaj kohe Sali Berisha. Nje nga mijra te keqiat qe i ka punuar ketij vendi. Litar i mbetur jashte varrit te tij, qe shqiptaret do ta kene neper kembe per shume e shume vjet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.